logo

Për ne - Ku me votu?

Ne jemi një grup vullnetaresh nga Free/Libre Open Source Software Kosova (FLOSSK) dhe qëllimi jonë kryesor është që të krijojmë një hapësirë të mjaftushme për zhvillim dhe edukim të rinisë kosovare duke u fokusuar veçanërisht në vetëdijësimin e rinisë për dobitë e shumta të shfrytezimit të Free Software dhe “Open Knowledge”. “Kumevotu.info” është njëri prej projekteve të realizuera së fundi që mbështetet në këto ide. Përmes këtij projekti votuesve i’u është lehtësuar gjetja e lokacionit të vendvotimeve. Vetëm në 2 dhe 3 nëntor 2013, janë bërë mbi 50,000 kërkime të suksesshme të vendvotimit në web-faqen tonë.

Krijimin e web-faqes për zgjedhjet lokale 2010 e ka shtyrë motivimi i ekipit të kumevotu.info*, për vetëdijesimin e shoqërisë rreth rëndësisë së votimit. Fillimisht ekipi është përqendruar të përmirësoj qasjen në informata rreth gjetjes së vendvotimit përmes avancimit të makinës kërkuese e cila ka ndihmuar këtë proces dukshëm, gjithashtu duke pasur parasysh që web-faqja e KQZ-së, në ditët para zgjedhjeve kryesisht ka qenë jofunksionale. Kjo ka shërbyer si motivim për ofrimin e një shërbimi alternativ për gjetjen e vendvotimit për votuesin. Ky shërbim është bazuar në listat e votuesëve dhe vendvotimeve të publikuara nga KQZ. Risi për votuesit ka qenë edhe përfshirja e hartës në të cilën janë shfaqë qendrat e votimit. Harta e përdorur është OpenStreetMap e cila gjithashtu me punë vullnetare është pasuruar me informata të nevojshme për me lehtësu gjetjen e lokacioneve të ndryshme. Një ekip i dedikuar ka mbledhur me javë të tëra koordinata në terren të cilat janë vendosur në këtë hartë.

Për zgjedhjet lokale 2013 web-faqja është adaptuar duke ndjekur edhe një qëllim tjetër që ndërlidhet me vetëdijësimin e shoqërisë për rëndësinë e votimit. Bazuar në këtë qëllim është bërë një hulumtim, i cili ka rezultuar me publikimin e listave të personave të vdekur që figurojnë akoma në listat e votimeve. Me këtë kemi dashur të kontribojmë në procesin e demokracisë në vend dhe të promovojmë të drejtën për informim të shoqërisë civile.

*Me fillimin e projektit kumevotu.info në vitin 2010, ai është mbështetur nga Unicef Innovations Lab