logo

Është i vdekur, por mundet me votu!

Përshkak të përvojave me zgjedhjet e kaluara dhe dyshimeve që edhe emrat e personave të vdekur gjinden në listat e votimeve, kemi bërë një hulumtim. Duke marrë për bazë përkujtimet dhe shpalljet e të vdekurve në gazetat ditore në Kosovë, të cilat i kemi analizuar dhe krahasuar me listat e votimeve të publikuara nga KQZ-ja. Nga ky hulumtim kemi nxjerrë konkluzionet të cilat do të paraqiten këtu. Ky hulumtim vërteton dyshimet paraprake dhe tregon që një numër i konsiderueshëm i personave të vdekur ende gjinden në lista të votimeve dhe, në teori, kanë mundësi votimi.

Duke i konsideruar si gazetat ditore me më së shumti përkujtime për të vdekurit, për bazë janë marrë gazetat “Koha ditore” dhe “ Zëri”. Janë analizu shpalljet gjatë periudhës 01 korrik 2013 – 31 tetor 2013.

Në të dhënat përfundimtare kemi marrë parasysh vetëm personat që kanë vdekur gjatë periudhës 1 janar 2000 - 31 tetor 2013. Numri i personave të përkujtuar në këtë periudhë ka qenë 1012. Për 176 persona prej tyre, informatat e publikuara në përkujtimet në gazetat e lartpërmendura, nuk kanë qenë të mjaftueshme për me e përmbyll suksesshëm kërkimin në listat e votimeve. Andaj rezultati është i papërcaktueshëm për këta 176 persona të përkujtuar.

Ndërsa, për 836 prej tyre ka pasë informata të mjaftueshme (emri, mbiemri, datëlindja, komuna etj.) për të bërë kërkim të saktë. Rezultati i këtij kërkimi tregon që 355 persona, gjegjësisht 42.5% e personave të vdekur figurojnë në listat e votimeve!

Përqindja e personave të vdekur qe figurojnë në lista të votimeve shpërndarë sipas vitit te vdekjes.


Kliko këtu për të parë listën e personave të vdekur